Dollapi raporton para ERE: Furnizimi me energji po përmirësohet
Situata e furnizimit me energji elektrike në vend përmirësohet ndjeshëm pas kalimit nën administrim shtetëror.Vetëm pas 3 muajve nën drejtimin e CEZ shpërndarje administratori Sahit Dollapi ka raportuar para Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për ecurinë e sistemit enegjitik në Shqipëri.Sipas Dollapit rritja e arkëtimeve ka bërë të mundur shlyerjen e një sërë borxhesh ndaj KESH dhe OST.Ndërkohë që për të zgjidhur situatën në disa qytete ku nuk paguhet energjia administrator Sahit Dollapi ka deklaruar se do të ngrihet një task forcë.Një tjetër masë e administratorit të ri në krye të CEZ ka qenë edhe ulja e rrogave të punonjësve dhe vlerësimi i tyre në bazë të meritës.Si rezultatt i prodhimit të lartë të energjisë elektrike kreu i CEZ deklaroi se nuk po importohet energji por po blihet nga KESH.Aktualisht kompania CEZ SHPËRNDARJE ka nisur një sërë investimesh për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe si rezultat për të ulur humbjet në rrjet.