Kërkime të reja arkeologjike, përcaktohen zonat ku do të kryhen ekspeditat
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miratoi sot, projektet e reja të gërmimit arkeologjik për vitin 2013. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, në cilësinë e Kryetarit të KKA-së, tha se është një kënaqësi e vecantë, që mbledhjen time të parë si kryetar i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ta organizojmë në prezencë të mediave. Ky është një rast i mire, për ti bërë të njohur opinionit publik, aktivitetet e kordinuara midis dy institucioneve tona në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë arkeologjike.“Një sërë kërkimesh të periudhës së Antikitetit janë realizuar në Apoloni, Foinike, Antigone, Dimal, Orikum, Shkodër dhe Butrint, kurse përsa i përket Antikitetit të vonë dhe Mesjetës, kërkimet janë fokusuar në monumentin e 40-shenjtorëve në Sarandë, Bylis, Vlorë, Lezhë, Koman, dhe Elbasan, shtoi ndër të tjera Ministri Zhiti. Për këtë vit, përveç vazhdimit të projekteve të mësipërm në faza të më tejshme studimi parashikohet edhe një projekt i ri në Qytetin Antik të Amantias, si dhe mjaft ekspedita përnjohëse” tha Zhiti.Së fundmi, shtoi Ministri,” dëshiroj që projektet të gjitha të kenë si synim, atje ku është e mundur, përdorimin e të dhënave të objekteve e monumenteve edhe për qëllime të turizmit kulturor, që do të thotë edhe punësim më shumë, më shumë mirëqënie për këtë mjedis. Prioriteti ynë mbetet ruajtja, mbrojtja, studimi dhe promovimi i trashëgimisë sonë si vlerë dhe e njerëzimit mbarë. Të njihemi ashtu siç njohim”.Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita prezantoi gjatë mbledhjes së radhës të KKA-së, projektet e këtij viti.