“Larje hesapesh” në Kurbin, vritet një e plagoset një tjetër, arrestohet autori

Merr hak per plagosjen e kushëririt tij te ndodhur rreth 1 vit parë duke vrarë autorin dhe plagosur një tjetër. Ngjarja eshte shenuar ne afersi te shkolles 9 vjecare ne Sanxhak te Kurbinit mbrëmjen e së hënës, ku Albert Tuci 21 vjec ka ekzekutuar më armë zjarri Besar Ndreun 25 vjeç dhe ka lënë të plagosur Klentin Bajraktarin 21 vjeç, që të dy banues në Sanxhak.Ngjarja e ndodhur i ka fillesat gati një vit më parë, pasi viktima dhe autori i vrasjes kanë pasur një konflikt të hapur mes tyre, duke bërë që ai të përfundojë me një të vrarë.Polica e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes deklaroi se viktima Ndreu kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu i Shen Kollit, ku vuajti dënimin prej 1 viti, pasi ishte akuzuar për plagosje.Megjithese viktima kishte marrë një dënim për plagosjen e bashkmoshatarit të tij, kjo nuk ka mjaftuar që 21 vjeçari Tuçi të mendojë sërish hakmarrjen. Ai e ka pritur Besar Nderun duke i bërë atentat dhe duke e lënë të vdekur, ndërkohë që plagosi dhe mikun e tij Klentin Bajraktarin, ne tentativë për të shmangur vrasjen.Uniformat blu në sajë të operacionit bënë të mundur që brenda një orë të vënë në pranga autorin, duke deklaruar se gjithçka ishte bërë në emër të hakmarrjes, për plagosjen që vikimtima i kishte bërë kushëritit të autorit rreth një vit më parë.