Berisha dështoi me fshatin, Beqja: Programi ynë do ta rilindë bujqësinë
Marrë shkas nga vizita e sotme e Kryeministrit Berisha në Lezhë, Partia Socialiste përmes Sekretarit për Programin në PS, Ilir Beqja, akuzoi Kryeministrin se nuk u ktheu përgjigje qytetarëve të Lezhës për papunësinë dhe përmbytjet.“Sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit, bëhet fjalë për një superstradë me një gjerësi 4 deri në 5 metra. Pra dhe autoveturat mezi këmbehen jo më mjetet për bujqësi. Por, në fakt në Lezhë nuk iu dha përgjigjie fshatarëve të Lezhës, pse ata janë më të varfrit në Shqipëri. Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Bujqësisë, të ardhurat vjetore bruto të fshatarëve, në Lezhë janë 1500 dollarë. Pra janë 38% më pak se mesatarja e vendit, apo vetëm 125 dollarë në muaj. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës, shkalla zyrtare e varfërisë në qarkun e Lezhës, është dy herë më e madhe se mesatarja e vendit. 1 në 4 familje në Lezhë, jeton vetëm me ndihmë ekonomike. Nuk dha përgjigjie pse nuk paguan dëmshpërblimet, përmbytjen e 2011 në Nënshkodër, meqenëse ishte shumë pranë Shkodrës, nuk dha përgjigjie pse nuk vlerësohen dëmet e përmbytjeve të para pak javëve”th ai.Beqja premtoi se PS brenda 2 viteve të mandatit do i japë certifikatën e pronësisë mbi tokën.“Fshati shqiptar ka vetëm një rrugë, ‘Rilindjen’ me programin e partisë Socialiste. Pasi me programin e PS, fshatarët brenda 2 vjetësh do marrin certifikatën e pronësisë”, theksoi Beqja gjatë deklaratës së tij në kuadër të iniciativës “100 arsye për të mos votuar Berishën”.