Rama nga Kombinati apelon demokratët: Shpëtoni PD-në duke mos e votuar

Ndërsa ka zhvilluar një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste në Kombinat, kreu i opozitës Edi Rama u bëri thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike, të mos e votojnë Berishën, për të shpëtuar këtë parti.“PD sot është katandisur në parti familjare që kontrollon pushtetin nëpërmjet votave të vjedhura. Ne do tu kthejmë qytetarëve shtetin që ju shërben dhe ju duhet të gjithëve, shtetin e njerëzve të aftë, jo shtetin e kapur pas interesave të ngushtë të përqendruar në grushtin e një personi”, tha Rama.Duke shprehur besimin se më 23 qershor, banorët e njësisë 6 në kryeqytet do të votojnë Partinë Socialiste, Rama tha se pikërisht kjo votë do vendosë fatin e Shqipërisë.“Vota e 23 qershorit një votë për të vendosur mes shkatërrimit të mëtejshëm të biznesit të vogël dhe të madh që s’ka lidhje me familjen e kryeministrit” u shpreh ai.Vota e 23 qershorit, tha më tej Rama, është një mundësi për reformimin e sistemi arsimor dhe atij të shëndetësisë.“Kujdesi shëndetësor nuk është mall, ne do ta japim falas për të gjithë. E drejta nuk është mall por i takon secilit me zot e zakon me kushtetutë e ligj, kush ka të drejtë do ta marrë të drejtën e vetë, duke filluar nga qeverisja e këtij vendi me drejtësi. Duam ta kthejmë rrugën drejt humnerës ku ka shkuar arsimi në Shqipëri, që 15% e 15 vjecarëve janë analfabetë funksional që kanë mbaruar shkollën 9 vjecare dhe që se vënë dot atë në funksion. Është edhe një votë dhe për ata që nuk votojnë dot, fëmijët meritojnë shkollim të denjë. Sistemi arsimor një masakër e vërtetë”, përfundoi ai