Dëmshpërblimet, Bode: Sot pagesa e këstit të dytë për 800 ish-të përndjekur

800 ish-të përndjekur do të kenë në dorë shumën e këstit të dytë të dëmshëpërblimit për vitet e burgut gjatë kohës së diktaturës komuniste.Lajmi është konfirmuar nga kreu i Financave, Ridvan Bode, i cili në rrjetin social facebook bën me dije se “sot po kryhet pagesa e kestit te dyte per rreth 800 dosje te ish- te perndjekurve politike”.Sipas Ministrit të Financave në total jane paguar deri sot 5700 dosje nga rreth 10300 qe perfitojne kestin e dyte. Dosjet e tjera jane ne proces pagese dhe per pak jave mbyllet totalisht kesti i dyte per kete shtresë.Aktualisht numerohen 23 vendime te Keshillit te Ministrave per demshperblimin e te denuarve ne kohen e komunizmit. Permes ketyre vendimeve u eshte njohur e drejta e demshperblimit 11729 ish-te denuarve.Praktikisht vazhdon likujdimi pa nderprerje për kestin e pare, nderkohe qe eshte gjithashtu ne vazhdim shlyerja e kestit te dyte per ish-te denuarit qe jane gjalle dhe veçanerisht ata te denuar me semundje te renda.Vlen të theksohet fakti se nga buxheti i shtetit per vitin 2013 eshte parashikuar fondi prej 3 miliarde lekesh per demshperblimin e ish- te denuarve te epokes se komunizmit.