Bulqizë, reagon kompania: Nuk ka shembje të minierës, minatorit i ra të fikët

Nuk ka shembje në minierën e Bulqizës, minatori Destan Koxha është në gjendje të mirë shëndetësore. Ky ka qenë reagimi zyrtar i kompanisë AlbChrome lidhuem me ngjarjen e raportuar në media gjatë ditës së sotme për shembje të minierës dhe plagosje të një minatori, duke e konsideruar lajmin terëssiht të pavërtetë.“Drejtoria e Minierës së Bulqizë në zotërim të AlbChrome, njofton se miniera ka funksionuar normalisht edhe sot dhe nuk ka pasur asnjë incident me pasoja dëmtimi të minatorëve apo personelit mbështetës. Nuk ka pasur shembje të minierës, përkundrazi puna ka vazhduar si çdo ditë tjetër për nxjerrjen e mineralit të kromit, sigurimin e galerisë dhe thellimin e saj.Ajo që është transmetuar nga disa media si shembje e minierës dhe dëmtim i minatorëve është krejtësisht e pavërtetë”.Sipas AlbChrome, punonjësi i kësaj kompanie, Destan Koxha, pas mbylljes së turnit, duke dalë nga ambienti i punës, nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Gjatë rrëzimit është dëmtuar në vetull dhe shumë shpejt është përmendur. Pasi i janë bërë kontrollet e emergjencës në ambientet e kompanisë dhe është vënë re se ka qenë me tension të lartë, është shoqëruar nga ana e drejtorisë së minierës dhe kolegët drejt spitalit të qytetit. Mjekët kanë konstatuar që nuk ka dëmtime të tjera përveçse gervishtjes në vetull. Ai i ka treguar vetë gjithë ngjarjen organeve të rendit dhe kolegëve të tij të interesuar se si kishte ndodhur. Mjekët e spitalit do të kontrollojnë situatën me tensionin sistolik të gjakur për t’i dhënë kurën e nevojshme dhe për ta shoqëruar në shtëpi.“Destan Koxha është ndër minatorët më të vjetër në minierën e kompanisë AlbChrome dhe gëzon respektin e drejtorisë së minierës dhe kolegevë të tij. Nisur nga mosha e tij drejtoria e minierës i ka ngarkuar gjithnjë detyra me angazhim të pakët fizik duke mos e munduar. Gjatë gjithë kohës së nevojshme për stabilizimin e situatës së tij shëndetësore me tensionin e gjakut, kompania do t’i ofrojë mbështetjen maksimale” përfundon deklarata sqaruese e kompanisë.Më herët mediat raportuan për shembje të minierës në Bulqizë, për pasojë të cilës kishte mbetur i plagosur Destan Koxha.Ndërkohë edhe versioni i policisë ishte se minatori është plagosur si pasojë e të fiktit dhe përplasjes së kokës përdhe.