Tiranë, rrëzohet me biçikletë, humb jetë i riu

Një person ka gjetur vdekjen teksa është aksidentuar me biçikletë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet, ku shtetasi Ervin Merbani, 24 vjeç ndërsa udhëtonte me bicikletën e tij, është rrëzuar.Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë nje shufër hekuri ajo që i ka prerë rrugën, e që më pas gjatë rënies i eshte ngulur ne trup, duke i shkaktuar edhe vdekjen.Viktima u gjet nga e shoqja e tij në afërsi të banesës, në rrugën “Besa” në kryeqytet. Blutë e Tiranës, të mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, që i shkaktoi vdekjen të riut.