Mediu: Taksa progresive, rrënim ekonomik për shqiptarët

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në Pogradec ku ka prezantuar edhe kandidatin për deputet Abdullah Cano.Në fjalën e tij, Mediu  e vuri theksin në zhvillimin ekonomik që ka pasur Shqipëria, por më shumë në reformat që arritën të mbajnë një nivel të paluhatshëm të ekonomisë shqiptare përballë krizës që ka përfshirë vendet e Evropës.Në këtë kontekst, Mediu akuzoi ashpër edhe programine konomik të PS-së, duke u ndalur në taksën progresive.Sipas tij, taksa progresive nuk është gjë tjetër veçse rrënim ekonomik për shqiptarët.Gjithashtu në fjalën e tij, Mediu u ndal edhe në çështjen e pronës, e cila sipas tij tashmë është kthyer në çështje elektorale edhe nga të majtët, të cilët jo vetëm që asnjëherë nuk kanë punuar për pronën private apo mbrojtur pronarët, por kanë bërë c’është e mundur për t’I mbajtur ata larg pronës, duke thelluar konfliktet sociale.