Berisha takime me gra dhe vajza në Elbasan: Votoni aleancën e vlerave

200 ditë, pasi KE rekomandoi për Shqipërinë marrjen e statusit kandidat, Kryeministri Berisha ka akuzuar liderin e opozitës si përgjegjësin kryesor për bllokimin e ëndrrës së shqiptarëve. Në një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat të karrierës në qytetin e Elbasanit, Berisha i ftoi pikërisht ato të shndërrohen në arkitektet e fitores së aleancës së djathtë në 23 qershor për të shembur murin e bllokimit të Shqiperise ne Bashkimin Europian.“ Ne hoqëm vizat kur lideri i opozitës bëri gjithcka kundra tyre, ne bëmë gjithcka për reformat e integrimit, ndarsa lideri i opozitës e pengoi 200 ditë me radhë votimin e tre ligjeve për statusin si kurre ndonjehere tjeter ndokush ne Europe dhe e ka bere kete vetem per perfitimin e tij politik. Ai, me kete bllokim te statusit te vendit kandidat, ka privuar shqiptaret nga qindra milone euro investime te Komisionit Europian dhe investitoreve private nga vendet anetare te BE dhe krijimin e dhjetra mijëra vendeve te punes. Me bllokimin e statusit te vendit kandidat per Shqiperine z. Rama ka bllokuar te drejten e perfitimit te pensionit te dhjetra mijra emigranteve shqiptare, te drejten e studimit te mijra e mijra te rinjve shqiptare ne vendet anetare te BE. Por 23 qershori po vjen. Qytetaret shqiptare me voten e tyre do te shembin murin e fundit te bllokimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Shpreh mirënjohjen ndaj kontributit tuaj të madh dhe shpreh bindjen se ju do jeni arkitetktet e fitores në 23 qershor” tha Berisha.Për liderin e mazhorancës ndryshimi mes “Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” dhe asaj “Për Shqipërinë Europiane” është mjaft e qartë. Sipas tij në të djathtën qytetarët shqiptarë kanë përballë një aleancë vlerash, ndërsa në të majtën një aleancë pazaresh , që bazohet në lidhje të tmerrshme me botën e krimit.“Përballë keni një aleancë vlerash, që bazohet në besimin te familja, liria e individit dhe vendi.Aleanca tjetër bazohet kryekëput nga pazaret, që privphet nga cdo vlerë apo moral. Aleancë e cila bazohet në lidhje të tmerrshme me botën e krimit. Ju ftoj me 23 qershor të bëjmë gjithcka që të votojmë për të ardhmen tonë, një transformim të mëtejshmëm të Shqipërisë për ta renditur në vendet e zhvilluara. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, po bëjmë gjithcka për ti dhënë Shqipërisë infrastrukturë moderne, brenda këtij mandati inagurojmë kurorën e dytë të bukur, autostradën Tiranë-Elbasan. Gjatë viteve që vinë do vazhdojmë ndërtimet në infrastrukturë, jemi të vendosur për rritje progresive të rrogave dhe pensioneve, zhvillim të turizmit, shumëfishim të prodhimit në gjithë sekrtorin e bujqësisë, gjithcka për të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat” tha më tej Berisha.Duke u ndalur tek gratë, Kryeministri vlerësoi se aspekti kryesor që thellon hendekun e pabarazisë së tyre me burrat është ai financiar. Lidhur me këtë ai shprehu angazhimin e tij për të bërë gjithcka në këtë drejtim, duke premtuar poste të larta drejtuese për gratë.“Në Shqipëri vepron muri i patriarkisë, i sundimit të burrit. E kemi patur e kemi dhe do ta kemi vendosmerinë më të madhe për të luftuar këtë mur 5 mijë vjecar, është ndërtuar nga të gjitha doktrinat. Aspekt themelor në këtë pabarazi është ai financiar, shprehet me marrjen e përgjegjësisë dhe pushtetit ekonomik të gjithë nga burri. Në vitin 2005 një nga treguesit që më bëri përshtypjen më të keqe kur pashë një studim që tregonte se rroga mesatare e grave ishte 36% më e ulët se e burrave, ndërkohë që në ligj nuk ekziston. Natyrisht roli i qeverisë dhe ekzekutivit është i pamohueshëm, nisëm ta luftojmë këtë hendek, ndikuam fuqishëm, diferenca arriti në 17,7% afër mesatares së vendeve të BE. Në 4 vitet që vijnë mund të ndërtojmë platformën më të shkëlqyer e eficente ndaj murit të patriarkisë, Në këtë betejë të vendosur e seriozë”, tha ai.Një tjetër shqetësim që ngriti Berisha ishte dhuna ndaj grave, ku premtoi fitore në luftën ndaj këtij fenomeni.“Janë përpjekje për të. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi dhunë. Do bëjmë gjithcka për të qëndruar fuqishëm kundër saj, një paketë ligjore e kemi miratuar, opozita sot mund të mose votojë, por opozita nesër jam e sigurt se do ta votojë, se do të jetë pa këtë bllokatorin që bllokon nga mëngjesi deri në darkë. Së pari kemi arritur ta denoncojmë, ta nxjerrim nga një ceshtje e dhomës në cështje të shoqërisë. Muri i patriarkisë është mur i trashë, por pasioni ynë për ta luftuar atë është më i madh. Është mur që dhunon cdo ditë liri dhe të drejta njerëzore.Kjo është rruga që kemi zgjedhur dhe do të ndjekim gjatë gjithë jetës sonë” u shpreh Kryeministri.