Ligjet miratojnë dekretin për emërimin e Artan Brocit në Gjykatën e Lartë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dekretin e presidentit për emërimin e Artan Brocit si anëtar të Gjykatës së Lartë.Dekreti i Nishanit ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës pasi deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në mbledhje.Artan Broci, do të zëvendësojë në këtë gjykatë ish- anëtarin, Fatos Lulo, i cili pas mbarimit të mandatit u emërua nga Kuvendi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Artan Broci, nga muaji maj 2010 deri në dhjetor të 2012 ka kryer kryen detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.Ndërsa në dhjetor të 2012-s, në Konferencën Kombetare Gjyqësore gjyqtari Broci u zgjodh me vota të fshehta nga vet trupa gjyqësore, si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.