Alarmi i psikologëve: Varësia nga lojërat e fatit po çmend shqiptarët
Nga një kompjuter në shtëpia apo sallat e lojrave të fatit më të afërta, të rinjtë por dhe 45-vjeçarët shpenzojnë para dhe orë të tëra të ditës së tyre.Vartësia ndaj bixhozit dhe lojërave të fatit në tërësi, trajtohen me një diagnozë të veçantë në botë më afër sëmundjeve të shëndetit mendor, ndërsa në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet një mjek psikiatër jep sugjerime për 30 personat vartës të tyre.Nëse flitet për kryeqytetin, në të cilin jeta është dhe më intensive, orët për vartësitë stakohen brenda këtyre dhomave të errta të kazinove.Psikologia e shëndetit mendor në qëndrën komunitare nr 3, Blerina Toma, e lidh këtë shtim të vartësisë ndaj tyre me situatën ekonomike të personave dhe dëshira për të fituar ca të ardhura.Ata që krijojnë varëtësi jo gjithmonë janë të ndërgjegjshëm për të dalë nga situata, ndërsa është gati të shes gjithçka që ka nga shtëpia, që nga bizhutë, në orienditë e deri tek banesa.Të dhënat të publikuara së fundmi tregojnë se në bixhoz mesatarisht rreth një lojëtar shpenzon 6570 lekë në vit. Por, të dhënat i referohen vetëm sallave të lojrave të fatit që janë legale.Statsitikat janë edhe më të larta kur flitet për lojëra fati në internet, të cilat janë të paliçensuar e të pa kontrolluara, ku lojarët e pasur paguajnë me kartë krediti.Psikologët thonë se vartësit mund të jenë edhe meshkuj edhe ferma, mund të jenë edhe në zonat e heshtura rurale, por edhe në zonat e populluara ku biznese të këtij formati, pavarësisht gjendjes ekonomike, lulëzojnë.