Komisioni hetimor, Rama: Mora medaljen e radhës nga PD-ja
Kreu i PS-së Edi Rama ka ironizuar sot nismën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për incidentin e krijuar në Vjenë mes tij dhe diplomatit Egin Ceka.I pyetur nga gazetarja e “Ora News” në lidhje me këtë hetim, Rama ka theksuar se ngritja e këtij komisioni është një tjetër medalje për të e dhënë nga Partia Demokratike.“Për sa i takon veshit shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD dhe kryetari i saj, pra komisionin e radhës, edhe pse rruga nga komisioni ne komision ka degradim të vazhdueshëm, rrënim i rrugës logjike të komunikimit me popullin dhe opozitë, rrënimi i PD që është parti familjare. Përmbajtja ka vetëm një përgjigje; kam parë se ka pasur një mbështetje publike në rrjetet sociale propozimi i Velajt për ta shpallur 24 prillin ditën kombëtarë të shkuljes së veshit, ditë e bukur kur secili t’i shkulë veshin vetes apo kujtdo qoftë për cfarëdo nevojë për të reflektuar dhe përmirësuar veten dhe njëri tjetrin, shumë paqësore si ide dhe do të ishte një ditë e vecantë në 365 ditët e vitit” theksoi Rama.Ndërkohë i pyetur në lidhje me shqetësimin e disa deputetëve për listat e ardhshme, sipas të cilëve në lista po futen edhe ata që nuk e meritojnë, kryesocialisti Rama theksoi se është e natyrshme që të ketë ndonjë stonaturë.“Është e natyrshme që të ketë ndonjë stonaturë në ndonjë dalje publike, i mirëkuptoj edhe stonaturat, ne po punojmë dhe bashkërendojmë idetë dhe sensin logjik të ndërtimit të skuadrës sonë kombëtare në një proces ku janë përfshirë drejtues politikë, lokalë, faktorë të rëndësishëm të jetës politike brenda familjes sonë politike, por edhe jetës sociale. Skuadra jonë kombëtare do të jetë në lartësinë e sfidës për çuarjen përpara të projektit tonë historik, për të krijuar kushtet që të ketë rilindje shqiptare” theksoi Rama.Rama-Berishës: Qeveria duhet të kërkojë falje për analfabetizmin, jo opozitaKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar si bombë me sahat për të ardhmen e vendit, raportin më të fundit të BB për nivelin e analfabetizmit në Shqipëri.Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama theksoi më dramatike sesa vetë raporti është mohimi që i bën qeveria situatës katastrofike në arsim.“Dua të vë theksin tek një e dhënë më shumë sesa dramatike që vjen nga raporti më i fundit i BB, ku vlerësohet se 57% e 15 vjecarëve janë analfabetë funksionalë, plagë e rëndë që shkon duke u thelluar, por ju siguroj se kjo shifër më ka tronditur thellësisht dhe është një tronditje që bëhet e shumëfishtë kur e sheh këtë nga këndvështrimi i asaj që mund t’i shkaktojë vendit, ekonomisë, një bombë e tillë me sahat. Çfarë pritet më shumë nga një qeveri për një rezultat katastrofë. Më dramatik është mohimi nga ana e qeverisë dhe kthimi i debatit që bazohet në raport të BB në një debat ku hidhet sasia e radhës e baltës mbi opozitën” tha Rama.Rama i është përgjigjur edhe thirrjeve të kryeministrit Berisha se ai duhet të kërkojë falje për deklaratat që ka bërë për arsimin."Akuzohet dhe baltoset opozita dhe madje siç ndodh rëndomtë i kërkon opozitën të kërkojë ndjesë ndërkohë që ndjesën duhet ta kërkoj qeveria ndaj atyre prindërve që kanë çuar fëmijët me aq sakrifica dhe mundim dhe kanë marrë këtë rezultat” tha Rama.