Koalicionet regjistrohen në KQZ, opozita me 40 parti, 26 mazhoranca

Koalicioni i majtë nën emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” sfidon si asnjë herë tjetër numërikisht koalicionin e djathtë, me plot 40 parti politike. Kur kanë mbetur dhe pak orë deri në limitetet e fundit të kohës së përcaktuar nga KQZ, përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj u paraqit në KQZ rreth orës 18:50, ku dorëzoi listën me partitë me të cilat PS-ja do të hyjë në zgjedhjet e 23 qershorit.“Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare.”- deklaroi Gjoncaj.Regjistrimi i koalicionit të majtë u bë fill pas daljes për shtyp të kreut të AK, Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se nuk mund të bëhej pjesë e koalicionit të PS sakohë aty gjendet një parti greke, duke zgjedhur të garojë vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit.Ndërkaq “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike me 26 parti në koalicion është regjistruar zyrtarisht rreth orë 21:39 të mbrëmjes me 9 parti më pak se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, duke bërë që “lokomotiva elektorale” këtë radhë të jetë me më pak vagonë. Ka qenë përfqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti që ka dorëzuar në KQZ listën e partive të koalicionit të djathtë, të cilat do garojnë në bllok në zgjedhjet e 23 qershorit.“Partitë e koalicionit të djathtë janë historikisht partitë e djathta tradicionale, aleate të përjetshme. Element mjaft pozitiv për këtë koalicion është që ka 3 parti me rëndësi në përbërjen e tij. LZHK, PDK dhe PDIU”, tha për mediat Kosovrasti duke u treguar diskret lidhur me partinë surprizë që i është shtuar koalicionit të djathtë në momentin e fundit.FRD e Bamir Topit ashtu si AK do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD.Partitë politike pritet të finalizojnë deri në orën 24:00 të ditës së sotme, kur skandon edhe afati i regjistrimit,marrëveshjet e fundit për koalicion parazgjedhor.“ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi RamaLëvizja Socialiste për Integrim, Ilir MetaPartia e Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel DulePartisë Aleanca Popullore, Artur DojakaPartinë Aleanca Demokristiane, Zef BushatiPartia Demokracia Sociale, Paskal MiloPartia Socialdemokrate, Skënder GjinushiPartia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet NdojPartia Socialiste e Moderuar, Gjergj KojaPartia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko DajtiAleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentin MustakaPartia Ambientaliste, Nasi BuzhekuPartia Ardhmëria Shqiptare, Emin SubashiPartia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane LlaziPartia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim SeitajPartia e Çështjeve Shqiptare, Bujar ShurdhiPartia e Gjelbër, Edlir PetanajPartia e Punës së Shqipërisë, Muharrem XhafajPartia Reformatore Demokratike, Skënder HaliliPartia e Unitetit Kombëtar, Idajet BeqiriPartia G99, Ervin MetePartia Komuniste Shqiptare, Qemal CicollariPartia Komuniste 8 Nëntori, Preng ÇuniPartia Kristian-demokrate, Dhimitër MusliaPartia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin StakaLëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit KosturiPartia Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa LiçiPartia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer KurtiPartia e Prosperitetit Demokratik, Yzeir FetahuPartia e Personave me Aftësi të Kufizuara, Afrim JeshiliPartia Rruga e Lirisë, Kurt KolaPartia Shqiptare “Atdheu”, Kreshnik OsmaniPartia Social Punëtore e Shqipërisë, Ramadan NdrekaPartia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi