Berisha sulmon të majtët: 53% e popullit është i djathtë, aleanca e ngjalave fitoren në ëndërr
Nga rruga e “Arbrit”, rrugë për të cilën është akuzuar jo pak nga kryesocialisti Edi Rama për zvarritje të punimeve, kreu i qeverisë Sali Berisha tashmë në një garë mes koalicionesh ka sulmuar koalicionin e majtë “ Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ku është shprehur se ky grupim është i diskretituar që në fillim të saj.Berisha nuk ka nguruar ta quajë sërish aleancë të ngjalave, që sipas tij në përbërje të saj numëron 10 parti humbëse he pjesa tjetër thjesht emra.“Në aleancëne ngjalave ka 10 parti që janë humbëse, të tjerat janë vetëm emra. Aleanca e majtë del humbëse së-bashku me Metën. Dhe në ëndërr nuk e shohin dot fitoren, aleanca e diskretituar që në fillim të saj”tha ai.Në kundërthënie me kampin e majtë, Berisha tha se “Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim” është më e gjera që ka njohur Shqipëria, ndërsa shprehu bindjen se 53 % e popullit është i djathtë.“Ne vazhdojmë ndërtimin e rrugëve, Rama vazhdon gënjeshtrat”theksoi Berisha.Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 76.2 kilometra. Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës parashikohet të përfundojë i gjithi në 2013.Ky afat është vendosur në Strategjinë e Transportit nga Ministria e Punëve Publike, dokument ky i miratuar në fillim të shtatorit 2008 nga Këshilli i Ministrave. Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli.Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është varianti me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike.Gjatesia e Rruges se Arberit sipas projektit eshte:Nga Qendra e Tiranes ne Kufirin Shtetror Bllate 76.2 kmQendra e Tiranes – Ura e Brarit 7.8 kmUra e Brarit - Kufiri Shtetror Bllate 68.4 kmKane perfunduar 24.26 kmJane ne ndertim 10.4 kmMbeten per t’u ndertuar 33.4 kmVlera totale e prokuruar deri tani per Rr. e Arberit: 7.477.116.097 LekeVlera totale e punimeve te realizuara 6.573.368.130 Leke