Zëvendësimi në KLD, Ligjet miratojnë propozimin e PD-së
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të kandiduar Lulzim Lelçaj si anëtar të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Lulzim Lelçaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit juridik të Kuvendit do të zëvendësojë Lefteri Lleshin në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.Deputetët socialistë në komision e kundërshtuan kandidaturën e propozuar nga demokratët dhe ngritën pikëpyetje në lidhje me kandidaturën e tij.“Duhet të dëgjonim kandidatë që kanë eksperiencë më të gjatë në fushën e gjyqësorit. Kandidatura e Lelçajt është thellësisht politike, pasi ai nuk e njeh sistemin e drejtësisë” tha deputeti socialist Pandeli Majko.Ndërsa kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli theksoi se Lulzim Lelçaj i ka të gjitha kriteret për të qenë kandidat për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.“28 deputetë mbështesin kandidatin Lulzim Lelshaj për KLD-në, pasi ka 15 vjet eksperiencë pune” shtoi Rusmajli.Pas miratimit në komisionin e ligjeve emri i Lulzim Lelçajt shkon për votim në Parlament.