Sot skadon afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore
Partitë politike pritet të finalizojnë deri në orën 24:00 të ditës së sotme, kur skandon edhe afati i regjistrimit,marrëveshjet e fundit për koalicion parazgjedhor.Në lokomotivën "Aleanca për Shqipërinë Europiane”, PS ka vendosur të drejtojë koalicionin e gjerë më të majtë në historie saj drejt fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, duke radhitur në krah 34 parti.Negociatat deri në orët e vona të natës në selinë e PS-së kanë shtuar në radhët e koalicionit opozitar aleancën Popullore që përfshin 12 forca te Lëvizjes Çame të drejtuara nga Artur Dojaka, me demokristianet e Zef Bushatit dhe me aleatin e saj, demokracinë sociale të Paskal Milos.Gjithashtu edhe kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi ka konfirmuar koalicionin me Partinë Socialiste. "Kam qënë dhe do të mbetem aleat i PS" është shprehur Gjinushi.Në komunikimet e njëpasnjëshme me mediat, Kryesocialisti Edi Rama i kushtoi jo pak kohë ironisë ndaj koalicionit të djathtë të Sali Berishës, që e cilësoi një qendër grumbullimi mbeturinash politikeNdërsa “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mundur të krijojë një koalicion me 25 parti, 10 parti më pak se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, duke bërë që “lokomotiva elektorale” këtë radhë të jetë me më pak vagonë.FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD.Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu nuk ka mundur që të arrijë negociata me socialistët, pasi ka kërkuar 3 deputetë të sigurtë në listat e PS gjë që nuk është pranuar nga kryesocialisti Rama. Në këto kushte ai ka paraqitur gjashtë pika, të cilat janë të parealizueshme për partitë në Shqipëri dhe vendimi i konfirmuar nga vete ai ne nje dalje per mediat deklaroi se do dale i vetem ne zgjedhje, ne aleance me popullin.