PDS, AP dhe ADK i bashkohen PS, Rama: Koalicioni i PD, grumbullim mbeturinash

Ndërsa e djathta zyrtarizoi mbrëmjen e sotme koalicionin “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim”, në selinë rozë vazhdojnë vrullshëm negociatat për përmbylljen e koalicioneve. Mbrëmjen e sotme tre parti i janë shtuar këtij koalicioni, përkatësisht Partia Demokracia Sociale, Aleanca Popullore dhe Aleanca e Demokristianëve.Ndërsa ka bërë prezantimin e Artur Dojakës dhe partisë së tij, Kryesocialisti nga selia rozë e cilësoi një qendër grumbullimi mbeturinash politike koalicionin e zyrtarizuar sot nga Partia Demokratike, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.“Ka mbledhur mbeturina gjithfarë. O zot, si mund të mungonte kazani simbol, Lufteri i përjetshëm, që këtë herë ka përpirë edhe Hamzain tonë Kastriot.Në qendër kemi mbeturinat e lartpërmendura, në mes kemi një PD pa Saliun, që e quajnë FRD, dhe përballë tyre kemi Aleancën për Shqipërinë Evropiane, në të cilën janë përfshirë shumë parti, dhe të tjera priten të na bashkohen” tha Rama.Duke iu referuar cështjes came, Rama tha se është e përfshirë në programin e PS-së, për një Rilindje Shqiptare.“Cështja came është e përfshirë në programin e PS, por është larg asaj që mund të shpërdorohet sic është bërë për ti dhënë nxitje një ksenofobie” deklaroi Rama.Nga ana tjetër kreu AP falenderoi Kryesocialistin për angazhimin e tij në zgjidhjen e një prej kauzave kryesore të programit të kësaj partie.Sapo kanë lënë mikrofonat , kreu i PS është rikthyer sërish para gazetarëve, ku ADK e Zef Bushatit pas dështimit të tentativave për negociata me PD ka vendosur të pozicionet në koalicionin e majtë.“Ardhja e PAD i jep një profil më të plotë këtij fronti. Në qendër shtohet edhe një forcë, ndërkohë që përballë kemi atë që kemi, duke qenë se Zefi është aktor mu kujtua një rol me tepsitë e plakut Mere që më 23 qershor do shpërbëhen. Ia thashë edhe Zefit se ai pati rolin e një komunisti që i solli demokristianët tek PS”, komentoi Rama.Ndërsa Bushati e vlerësoi një vendim të vështirë shkëputjen nga e djathta, por sipas tij demokristianët nuk mund të pranonin garimin e aleatëve të koalicionit të djathtë në listat e deputetëve të PD.“Kam dhimbje, por duke parë interesa më të mëdha për një zhvillim tjetër politik, duke pas parasysh dhe partinë që drejtoj na bëri të marrim një vendim për t’iu bashkangjitur këtij koalicioni të majtë me emërtesën rilindje që u përshtatet edhe demokristianëve, se kemi punuar për një rilindje demokristiane. Nuk është se erdhëm këtu pa negociata të gjata me PD, por s’arritëm dot të merreshim vesh. Në marrëveshje patëm arritur që asnjë nga partitë aleate të mos ta shihte veten në listat e PD, nuk u respektua. Nuk është se ne kishim shprehur ndonjëherë dëshirën për këtë gjë, patëm deklaruar që asnjë nga kryetarët të mos garonte në listat e PD. Këto lista në fund të fundit vetëm prishin harmoninë midis palëve dhe krijojnë njjë zullum tek baza. Ne garojmë nën siglën e ADK” deklaroi Bushati .Po mbremjen e sotme eshte konkretizuar edhe marreveshja me PDS e Paskal Milos,ku sipas deklarates se ketij te fundit u arrit te perafrohen ne nje mase te gjere pikat programore mes dy paleve.