KQZ, Hysi: Mazhoranca ti kthejë integritetin, nuk propozojmë kandidatura të reja

Procesi zgjedhor është në rrezik serioz. Kështu ka deklaruar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News deputetja e PS, Vasilika Hysi. Ndërsa shprehu qëndrimin e palëkundur të selisë rozë për të mos dhënë kandidatura të reja për plotësimin e vakancës së krijuar në KQZ pas dorëheqjes së anëtarëve të PS, Hysi theksoi se është mazhoranca që duhet të zhbëjë dëmin që bëri përmes shkarkimit antiligjor, sipas saj, të anëtarit të LSI në KQZ, Ilirjan Muho.“Problemi me KQZ u krijua nga mazhoranca. Kodi e ka përcaktuar qartë cështë KQZ, rregullat e formimit të tij. Nuk lejohet lirimi i një anëtari nga detyra kur nuk ekzistojnë shkaqe për shkarkimin e tij. Ajo që ndodhi e ka futur KQZ në një krizë, duke zbehur besueshmërinë. Ajo që ndodhi me zotin. Muho ishte goditja më e madhe që iu bë KQZ. Ajo mund të funksionojë me 4 anëtarë, por qytetarët nuk kanë besim në atë institucion. KQZ duhet ti kthehet integriteti, Kuvendi duhet të c’bëjë vendimin që mori, ne s’kemi emra për të zëvendësuar kandidaturat e dorëhequra. Mazhoranca duhet të bëjë detyrën, të zhbëjë dëmin që bëri. Nuk e konceproj dot sesi PD mund të shkojë në zgjedhje me 3 anëtarë dhe me një kryetare që është absolutisht e mazhorancës me mënyrën si është sjellur. Zgjedhjet janë në rrezik”tha ajo.Ndërsa në selinë rozë vijojnë negociatat për koalicione, Hysi e cilësoi një gabim të madh qëndrimin e AK, që sipas saj me kushtet që i vuri PS në njëfarë mënyre nuk e donte koalicionin me të majtën.“PS këtë radhë ka arrritur të krijojë një koalicion shumë më të gjerë sesa në 2009 apo 2011. E kemi parë këtë proces shumë të rëndësishëm jo vetëm për PS si parti, por në interes të gjithë shqiptarëve për të pasur një model të ri të funksionimit të gjithë shtetit. Pas 23 qershorit do ketë balancim të pushteteve, respekt për opozitën, respektim i shtetit të së drejtës, një proces më të shpejtë për integrimin në BE. Është shumë e qartë dhe platforma e bashkëpunimit të kësaj aleance. Nuk e di si kanë ecur bisedimet me AK, por ato 6 kërkesa janë kushte shumë të forta për tu realizuar. Kërkonte ndryshimin e sistemit zgjedhor, heqjen e kufinjve doganorë me Kosovën, me një frymë nacionaliste që s’mund të arrihen. Mendoja që AK do ishte pjesë e koalicionit opozitar, por mesa duket zoti Spahiu nuk ka vendosur ende. Besoj që për AK dhe mbështetësit e saj do ishin mirë që votat të maksimalizoheshin kundër Berishës” deklaroi Hysi.Duke iu referuar prezantimit të programit për gratë në Shkodër, deputetja socialiste tha se PS ka një angazhim serioz për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimarrje dhe politikë.“Shpresoj që PS të përmbushë këtë detyrim ligjor, detyrim që kemi ndaj pjesës më të madhe të popullësisë. Edhe në marrëveshjen me LSI një ndër pikat kryesore është pikërisht kjo. Kjo tregon një angazhim serioz për të rritur pjesmarrjen e gruas në vendimarrje dhe politikë. Edhe prezantimet e kandidaturave deri më tani nga Rama kanë qenë gra. Nuk mendoj se edhe këto aktualet janë gra thjesht për të bërë numra. Të gjitha grate socialiste në deputet edhe pse skemi pasur një jetë politike jemi përpjekur për të justifikuar besimin që na dha PS. Kudo ka gra shumë të mira të majta , edhe të djathta. Në nivel komunash ka vështirësi, por megjithatë them se ka gra d he PS do të arrijë të ketë një përfaqësim dinjitoz të grave në listat fituese”tha më tej ajo.Lidhur me debatet e sotme në komisionin e ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës për dekretet e Presidentit Nishani për anëtarët e gjykatës së lartë, ajo fajësoi kreun e këtij komisioni, Ilir Rusmaili, për anashkalim të procedurës së votimit, duke tentuar ti imponohet opozitës.“Nuk mbërritëm me vonesë, morëm pjesë në dëgjesat e kandidatëve. Informacioni lidhur me ta ishte shumë i vakët. Rusmaili anashkoali procedurën e votimit. Ajo që u konstatua ishte një nervozizëm i jashtëzakonshëm nga kryetari i komisionit të ligjeve. Provokoi opozitën duke thënë se ne e dimë që ju dhatë konsensusin dhe ratë dakord. Askush s’mund të imponojë opozitën. Të enjten ne kemi senacë, dy kandidaturat do hidhen në votim, votohen me shumicë të thjeshtë. Por mënyra si po bëhet zëvendësimi i anëtarëve të gjykatës së lartë apo kushtetuese është jo korrekte, po bëhet e përshpejtuar. Është prirja e mazhorancës për të marrë cdo institucion. Sic ndodhi me ERE seancën e kaluar parlamentare” deklaroi në RTV Ora News Vasilika Hysi.