Grabitje me armë në Durrës, i marrin automjetin çiftit, largohen në drejtim të paditur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 21:11
Grabitje me armë në qytetin bregdetar të Durrësit. Mbrëmjen e sotme tre persona nën kërcënimin e armëve i kanë marrë automjetin një çifti të rinjsh.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00, në afërsi të zonës së Kënetës, ku mësohet së çifti nga Shënavlashi po udhëtonte me një automjetin tip benz me targa AA007ct, ndërsa ju është zënë pritë nga 3 persona të armatosur, të cilët i kanë detyruar të zbresin duke ju marrë automjetin.Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të grabitjes me armë.