Interi ka gati projektin e rilindjes me Stramaccionin në krye
Interi i ri fillon të marrë formë pasi Massimo Moratti konfirmoi Andrea Stramaccionin edhe për sezonin e ardhshëm.Tekniku Roman pasi mori konfirmimin e numrit 1 të Zikaltërve, ka filluar që tani punën për të përgatitur skuadrën e së ardhmes. Drejtuesit e interit pasi kanë arritur të sigurojnë deri në këtë moment shërbimet e Andreolit, Botta, Laxalt, Kampanjaros dhe Inardit, zikaltrit kanë në plan edhe blerjen e disa futbollistëve të tjerë.Siç raporton sot e përditshmja më e madhe italiane "La Gazzetta dello Sport", një emër shumë i preferuar te Inter është ai i mesfushorit 27-vjeçar argjentinas të Anderlecht Lucas Biglia, i cili në skemën 4-3-3 të Stramaccionit do të ishte ideali përkrah Guarin dhe Kovaçiç. Alternativa të tjera janë edhe ato të Ezequel Çirliano, 21-vjeçari i River Plate dhe Fernando i Portos, ish shok skuadre me Guarin dhe Pereira, i pëlqyer gjithmonë nga Marko Branka.Për sa i përket reparit të sulmit preferohen dy emra: Alexis Sançez i Barcelonës dhe Gomez i Katanias, që të dy shumë pranë largimit nga skuadrat aktuale.Përsa i përket krahut të djathtë, Inter duket se ka gjetur pasardhësin e kapiten Zanettit: Gino Peruzzi, 20-vjeçari i Velez dhe Sime Vrsaljko, 21-vjeçari i Dinamo Zagreb, ish shok skuadre me Kovaçiç.Projekti i së ardhmes për skuadrën zikaltër duket se ka marrë jetë, ndërsa mbetet vetëm për tu siguruar fondet e mjaftueshme nga ana e Presidentit Morati, i cili kërkon me ngulm, rikthimin e skuadrës mes më të mirëve.