Sir Alex Ferguson, një jetë me trofe nën drejtimin e Manchester United

Aleks Ferguson është një nga trajnerët më të njohur në botë, jo vetëm për strategjitë e tij në lidhje me drejtimin e një ekipi, por edhe për faktin se ai ka një jetë që udhëheq Manchester United drejt trofeve.Skocezi 71-vjeçar, është protagonisti kryesor i sukseseve të "Djajve të Kuq". Ferguson erdhi për herë të parë në krye të pankinës së Manchester në vitin 1986. Kontributi i dhënë për këtë skuadër, trofet e fituara dhe menaxhimi perfekt nga ana e tij, duke e bërë United ekipin më të pasur në botë dhe me finaca të qëndrushme, kanë bërë që skocezi të marrë në Angli një titull të veçantë, Titullin “Sër” Alex Ferguson, që në shqip do të thotë zotëri. Ky titull nuk i jepet kujdo, por njerzëve që kanë shkruar historinë dhe Ferguson e ka bërë tashmë me skuadrën e tij të Manchester United. Disa nga lojtarët që ka në dispozicion ose më mirë të themi pjesa më e madhe e tyre, nuk kishin lindur kur strategu skocez erdhi në krye të skuadrës më të njohur, jo vetëm në Angli por edhe në arenën ndërkombtare. 71 vjeçari ka drejtuar për 27 vjet me radhë skuadrën e "Djave" duke arritur të koleksionojë plot 28 trofe.Gjatë karrieres së tij brilante ai ka koleksionuar 13 tituj në Premier League, më shumë se gjysmën e titujve të fituar nga vetë klubi i Manchester United. Në listën e madhe të trofeve, straegu skocez numëron: 2 Kupa Kampionesh, 1 Kupë Kupash, 1 Botëror për klube, 1 Kupë Interkontinentale, 1 Superkupë Europe, 5 Kupa Anglie dhe 4 Kupa Lige. Të gjitha këto trofe e bëjnë Ferguson një nga trajnerët më të mirë që historia e futbollit ka njohur. Nga trajnimi i tij kanë dalë emra të mëdhenj të futbollit botëror, ku ndër të shumtit është edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo, që tani luan me fanellën e madrilenve por që është zbulaur dhe rritur nga Aleks.