Holandezi Van Persi: I lumtur për fitimin e titullit me Manchester United

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Robin Van Persi, ka qenë padyshim lojtari më i gëzuar pas fitores 3-0 ndaj Aston Vilës, ku 3 golat e tij i dhanë titullin e 20-të kampion "djajve të kuq", por të parin për lojtarin holandez.29 vjeçari u transferua në verë nga Arsenali te skuadra e re për 24 milion paund, pasi kërkonte trofe, i pakënaqur me vetëm një medalje në FA Cup në 8 sezone me "topçinjtë"."Mu desh të prisja kaq shumë për këtë titull të parë kampion dhe është një ndjesi e mrekullueshme. Kemi një skuadër fantastike me lojtarë fantastikë. Nëse sheh secilin prej lojtarëve, ky është një titull i fituar për secilin prej tyre, stafin, trajnerin apo lojtarët. Ky është titulli ynë i 20-të dhe e kemi merituar plotësisht".Goli i dytë është vlerësuar nga të gjithë si një nga më të bukurit e këtij sezoni, por Van Persi mendon se pavarësisht 24 golave të shënuar në kampionat, merita e suksesit i shkon të gjithë skuadrës."Nuk ka rëndësi kush shënon, për sa kohë që fitojmë ndeshjet. Ishte fantastike që shënuam që në minutat e para dhe ishte një fitore e shkëlqyer në një ditë fantastike futbolli. Goli i dytë ishte nga më të bukurit që kam shënuar por kjo nuk kishte rëndësi në këtë ditë. Ishte një gol i pabesueshëm, por më parë ishte një pasim fantastik i Runit dhe mua mu desh të gjeja kohën e duhur për të goditur topin që me pak fat përfundoi në rrjetë", deklaroi sulmuesi holandez i cili  shpreh mjaftë i entuziazmuar që ndihmoi skuadrën e Manchester që të fitonte titullin e 20-të në Historinë e klubit.