70% e futbollistëve në Itali luajnë baste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 17:02
Futbolli italian nuk po vuan vetëm mungesën e impianteve dhe mungesën e investimeve sepse prej kohësh është mbërthyer edhe nga skandali i basteve.Nuk ka ende një bilanc të qartë për shtrirjen e këtij fenomeni në gadishullin apenin, por sipas organit të akuzës, çështja duhet marrë seriozisht në konsideratë.Prokurori i Cremonas, Roberto Di Martino, i cili po heton prej muajsh një seri ndeshjesh të dyshuara, thekson se një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka rrëfyer se rreth 70% e futbollistëve në Itali vendosin baste.Sipas Di Martinos, ndoshta kjo është një shifër e ekzagjeruar, por ai shton se kjo është një e dhënë për të treguar se sa i përhapur mbetet ky fenomen në futbollin italian.