Bayern Munchen - Barcelona, formacionet e mundshme
Supersfida Bajern - Barça do të jetë gjysëmfinalja e parë e Champions League, e cila sonte pritet të dhurojë një spektakël më vete. Dy ekipet më të mira të momentit pritet që në "Allianz Arena" të zhvillojnë një finale të parakohëshme përballë tifozerisë së zjarrtë Bavareze. Gjermanët do të kërkojnë që takimin e parë në shtëpi ta mbyllin me sukses, madje nga trajneri Jupp Heinkes kërkohet që të mos pësohet asnjë gol ndaj një kundërshtari që sulmin e ka pikën më të fortë. Nga ana tjetër katalansit me Messin jo në formën më të mirë do të kërkojnë të paktën një barazim në Gjermani për ti patur gjërat më të thjeshta në ndeshjen e kthimit në "Kamp Nou". Në këtë superpallje, te bavarezët nuk do të luajë sulmuesi Mandzukiç për shkak kartonash ndërsa te Barcelona rikthehet ylli argjentinas Lionel Messi.Në mbrëmjen e sotme, tekniku i Bajern Mynih pritet që të luajë me formacionin 4-2-3-1.Në portë: Nojer, në mbrojtje: Lam, Van Bujten, Dante, dhe Alaba, në qendër të mesfushës do të jenë Havi Martinez dhe Shvainshtaiger, ndërsa treshja Robben, Myler dhe Riberi pritet të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit Gomez, i cili duket në avantazh ndaj Pixarros për një vend në formacion.Nga ana tjetër trajneri i Barcelonës, Vilanova, me mungesa në repartin difensiv pritet që të luajë me formacionin 4-3-3.Në portë: Valdes, në mbrojtje: Dani Alves, Piqué, Bartra dhe Zhordi Alba, në mesfushë: Ksavi, Buskuets dhe Iniesta, ndërsa në sulm do të jetë treshja: David Vila, Mesi dhe Pedro.Ndeshja do të luhet në orën 20 e 45 në “Alianz Arena”, ndërsa do të drejtohet nga gjyqtari hungarez, Viktor Kasai.Kompanitë e basteve favorizojnë në këtë sfidë Bavarezët, fitorja e të cilëve kuotohet me koefiçentin 2.3, barazimi 3.2 ndërsa fitorja e miqve Katalanas kuotohet me koefiçentin 2.9.