Roura dhe Xavi: Bayerni i fortë por e mundim
Ndihmës-trajneri i Barcelonës, Zhordi Roura, thotë se ndeshja e sotme e gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, një nga më të vështirat që Katalanasit kanë luajtur në këto vitet e fundit.Në një deklaratë të tijën para ndeshjes, Roura, që për një periudhë të gjatë ka qenë tekniku i Baluranasve, deklaron se: "Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, mbase sfida më e vështirë e sezonit. Gjithçka do të vendoset nga episodet. Ekipi i cili do të arrijë ta vë në punë veten më shumë gjatë ndeshjes, do të ketë shanset më të mira për të fituar ndeshjen e parë. Ne e njohim mirë forcën e Bavarezëve, ndaj dhe jemi përgatitur në maksimum për këtë përballje, e cila do të përcaktojë shumë edhe për sfidën e ardhshme", ka përfundur Rura.Të njëjtin mendim me teknikun spanjoll, ndan edhe regjizori i ekipit Katalanas, Ksavi. Gjatë një interviste për mediat gjermane, 33- vjeçari spanjoll i bën skanerin Bajernit, duke nxjerrë në pah atmosferën e tifozëve dhe përgatitjen fizike të bavarezëve. "Bajerni është në një formë shumë të mirë. Mbrëmja e sotme për ne ka për të qenë mjaft brutale në fushë, sepse përveçse do përballemi me një nga klubet më të forta për momentin, do kemi mbi kokë edhe mijëra tifozë. Mynihu ka një nga stadiumet më gjigante, megjithatë ne jemi ambientuar dhe kemi fituar imunitet nga faktorët e jashtëm. Pavarësisht këtyre, ne jemi të motivuar dhe duam të shkelim sërish në tapetin jeshil të 'Uembli'- t", - deklaroi Ksavi.Fantazisti i Barcelonës, Ksavi, njihet për eksperiencën e tij në finalet e mëdha. Ai është një nga pikat kyçe të katalanasve dhe si i tillë së bashku me Iniesten dhe Messin pritet të vendosin mbi fatet e Barcelonës dhe të ardhmen e kësaj skuadre në Chempions.