Roura: Bayern ishte perfekt por edhe arbitri gaboi
Zëvendës trajneri i Katalanasve, Roura, vazhdon të zëvendësojë teknikun Vilanova nëpër konferencat e shtypit, edhe pse ky i fundit është rikthyer prej kohësh në krye të skuadrës. Në deklaratën e tij pas humbjes befasuese ndaj Bajern, Roura pranoi superioritetin e bavarezve, ndërsa deklaroi se Arbitri pati ndikim në rezultatin e ndeshjes. "Nuk e prisnim një rezultat të tillë. Ne patëm probleme për të bërë diferencën në sulm dhe mbi të gjitha lejuam shumë hapësira në mbrojtje, të cilat na kushtuan rëndë. Bajerni ishte me të vërtetë i shkëlqyer por nëse do të kishim shënuar gjërat do të shkonin ndryshe.Në lidhje me vendimet e arbitrit, Roura shprehi pakënaqsitë e tij, duke deklaruar se: "Ishte një arbitrim i dobët. Pati mjaft parregullsi gjatë ndeshjes. Gjithsesi, nuk duhet ta përdorim arbitrin si justifikim. Bajerni e meritoi fitoren. Por duhet pranuar se kemi qenë disi të pafat nga gjyqtarët sivjet sidomos në Champions. Goli i Gomes ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa edhe te goli i Roben Myler, shkatoi një faull në zonën tone, që duhet të ndalohej, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.I pyetur në lidhje me ndeshjen e kthimit, zëvendëstrajneri i Katalanasve theksoi se ne jemi Barcelona dhe nuk dorëzohemi asnjëherë, edhe pse duhet të jemi realistë për pozitat tona. Jo vetëm që jemi mundur 4-0, por kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të japim më të mirën në shtëpi.Në fund, Roura shpjegoi edhe qëllimin e aktivizmit të Mesit. "Më mirë të jetë në fushë, sesa në stol. Bajerni arriti të ushtrojë gjithë kohën presion tek ai dhe, duke përfituar nga fakti që nuk është në maksimumin e formës, e penguan që të bënte diferencën,” përfundoi deklaratën e tij tekniku Katalanas.