Rikthehen emocionet e Champions League, Spanja përballë Gjermanisë

Pas dy javësh mungesë, rikthehet përsëri eventi më i madh futbollistik në Europë për klube.Sonte në mbrëmje, tingujt e himnit të Chempions League do të japin sinjalet e para të supersfidës së parë të gjysëmfinaleve mes Bajern Mynih dhe Barcelonës, dy prej ekipeve më të mira të momentit. Në stadiumin gjigant të “Alianz Arenas”, dy Bigët e Europës do të provojnë forcat e para për të përcaktuar shumë mbi fatet e skuadrës që do të kalojë në filanen e Ligës së Kampionëve. Në Mynih historia nuk është në favorin e blaugranasve, pasi nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje në shtëpinë e Bavarezëve. Qëllimi i Barcelonës është që në këtë finale të parakohshme të thyej këtë tabu, por për të arritur këtë duhet të mposhtin kampionët gjermanisë të cilët e kanë prenotuar titullin shumë javë para përfundimit të kampionati duke e dominuar atë që në start. Nga ana tjetër Bavarezët të cilët janë edhe finalistët e dy edicioneve të kaluara, kërkojnë që këtë vit të arrijnë fitimin e këtij titulli prestigjoz, që në finalet e kaluara kanë qenë shumë pranë tij. Të besuarit e Heinkes, sonte do të tregojnë vlerat e tyre të vërteta, pasi luajnë jo vetëm kundër kryesuesve të kampiontit Spanjoll por edhe skuadrës që vitet e fundit ka bërë një revolucion në futboll.Gjithsesi ajo që vlen të theksohet është fakti se sonte në mbrëmje yjet zbresin në fushë me qëllimin e vetëm për të dhuruar spektakël për mijëra e mijëra shikues në të gjithë botën. Përveç kësaj finale të parakohshme, Champions League do të vijoj nesër me një tjetër sfidë tejet interesante. Në "Senjal Iduna Park", Borusia Dortmund do të pres Realin e Madridit, në një atmosferë që pritet të jetë mjaft e ndezur. Gjermanët e drejtuar nga Jurgen Klop, pasi i kanë mundur madrilenët në ndeshjen e grupit në shtëpi, kërkojnë të përsërisin suksesin. Ndërsa nga ana tjetër kryeqytetasit spanjoll e shohin përballjen e ndaj verdhezinjve si shansin më të mirë për tu hakmarrë.Gjithsesi mbetet për tu parë se kush do të triumfojë, Gjermania apo Spanja në përballjet e para të gjysëmfinaleve të Chempions Ligë.