Jose Mourinho: Fitorja është detyrim i përhershëm për Realin

Hoze Murinjo, nuk e sheh si një dështim një eliminim të mundshëm në gjysëmfinalet e Ligës së Kampioneve, por mendon se ka ardhur koha që futbolli të tregohet i drejtë me skuadrën dhe lojtarët e tij dhe tu kthejë borxhin e eliminimeve të padrejta futbollistëve madrilenë."Fitorja për Realin është një detyrë, pasi kjo skuadër ka shkruar historinë në Chempions Ligë. Të përfundosh i dyti nuk është e mjaftueshme për një skuadër si Madrilenët, ndaj duhet bërë maksimumi për të shkuar në finale dhe për ta fituar atë. Shpesojmë që mos të penalizohemi nga gabime të gjyqtarëve të cilët jo rrallë kanë ndikuar negativisht ndaj skudrës sonë".Në lidhje me takimin e sotëm ndaj Dortmund, tekniku Portugez theksoi se: "Unë kam besim te fitorja, pasi kam lojtarë shumë të mirë në nivel individual dhe kolektiv. Do të doja shumë që futbolli të shlyente borxhin me këta njerëz. Me përjashtim të disave, pjesa më e madhe nuk ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve. Do të doja që futbolli të vinte drejtësinë në vend, pasi në dy vitet e fundit jemi eliminuar në mënyrë të padrejtë dhe herën e fundit ishin penalltitë që na nxorën", tha trajneri portugez.Murinjo ka preferuar të evitojë komentet e radhës rreth Kasijas duke thënë se portieri spanjoll akoma nuk është rikthyer në formë dhe se Lopez po kalon momente shumë të mira.Ai nuk ka preferuar gjithashtu të flas as për temën e ditës, transferimin e Mario Gëtze te Bajern Mynih dhe nëse ajo do të ndikojë te paraqitja e Borusia Dortmund. "Nuk e njoh Mario Gëtze, as mentalitetin dhe as kulturën e Borusia Dortmund. Nuk ia kam idenë nëse ky lajm mund të sjellë pasoja pozitive apo negative", përfundoi Murinjo.