Bayern Munchen – Barcelona, shifra dhe kuriozitete

1 - Bayern Munchen ka fituar 18 nga 19 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Humbja e tyre e vetme është ajo ndaj Arsenal në "Allianz-Arena" (ndeshja e kthimit të 1/8-ve).2 - Bavarezët kanë humbur vetëm 1 nga 20 takimet e fundit në Mynih ndaj rivalëve spanjoll (14 fitore, 5 barazime, 1 humbje).3 - Barcelona ka fituar vetëm 2 nga 8 ndeshjet e fundit në transfertë në të gjitha kompeticionet (2 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje).4 - Xavi është lojtari që ka bërë 1.005 pasime këtë sezon në Champions League, 470 më shumë se çdo lojtar tjetër në kompeticion. Saktësia e mesfushorit ka qenë 88%.5 - Të dyja skuadrat janë në kërkim të trofeut të 5-të në Champions League.6 - Jupp Heynckes ka humbur dy herë ndaj Barcelonës në stolin e Real Madrid 1997-1998. Ai humbi 3-2 në "Santiago Bernabeu" dhe 3-0 në "Camp Nou", në sezonin kur katalanasit fituan titullin, ndërsa madrilenët u renditen të 4-t. "Don Jupp" ka drejtuar edhe Athletic Bilbaon (1992-1994 dhe 2001- 2003) dhe Tenerifen (1996-1997) gjatë karrierës së tij. Rekordi i tij në 12 ndeshjet ndaj Barcelonës në La Liga është 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.