Conte qëndron te Juventus nëse bëhen goditje të mëdha në merkato
Epoka Andrea Agnelli duket në rrugën e duhur, të paktën kështu thonë shifrat. Juventusi po dominon në futbollin italian dhe ka treguar një paraqitje të mirë në Europë në rikthimin e saj pas disa vitesh mungesë, duke shkuar deri në fazën çerekfinale të Champions League. Stadiumi dhe tekniku i ri, bënë një kthesë 360 gradë në skuadrën bardhezi duke treguar një model të ri të ngjashëm me ato në Angli dhe Gjermani.Tekniku i Juventus, Antonio Conte, ka fituar gati gjithçka në këto dy sezone në Itali përveç Kupës së Italisë. 43-vjeçari menjëherë sapo zbarkoi në Torino i kishte idetë e qarta, kërkonte të ndërtonte një skuadër të re që rikthente "Zonjën e Vjetër" aty ku i takon, dhe këtë e bëri më së miri në sezonin e tij të parë duke e përsëritur edhe në vitin e dytë.Por ajo që shqetëson më së shumti ambientin bardhezi në kohët e fundit është fakti se Konten po e kërkojnë më çdo kusht në pankinën e tyre disa nga klubet më të mëdha, si Chelsea, Manchester Siti, Real Madrid ,dhe PSG.Fjalët entuziaste të strategut të Juventusit se" rruga ime te Juventusi do të përfundojë vetëm atëherë kur të mos jem i kënaqur" mund të jenë një sinjal pozitiv për bardhezinjtë. Ai do të takohet me presidentin Andrea Anjeli, menjëherë pas zyrtarizimit të titullit, për të vendosur pikat mbi "i" rreth të ardhmes së tij.Marotta mund ta blindojë "gjeneralin" vetëm duke sjellë në Torino një sulmues të madh. Emrat më të përfolur në ambientin bardhezi janë Ibrahimoviç, Sanchez, Jovetiç, Suarez, Muriel të cilët mund të garantojnë më shumë klas dhe gola për "Zonjën e Vjetër".E ardhmja e teknikut Antonio Konte në stolin bardhezi, mund të varet shumë nga merkatoja verore. Tekniku italian është i gatshëm të vazhdojë projektin me torinezët por me një Top Player më shumë në fushën e lojës.