Radamel Falkao te Chelsea, çështje detajesh
Çelsi beson se ka arritur më në fund të garantojë firmën e Radamel Falkao, për të siguruar shërbimet e sulmuesit kolumbian. Bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe klubit londinez vazhdojnë prej shumë muajsh, por tani duket se kanë mbetur për t'u caktuar vetëm detaje të vogla, pasi pjesa kryesore e marrëveshjes është arritur.Sipas mediave angleze, kjo është arsyeja pse Çelsi ka vendosur të heqë dorë nga ndjekja e Edinson Kavanit, që u ishte propozuar nga menaxheri i lojtarit, pasi duan të përqendrohen plotësisht te sigurimi i Falkaos.Kjo është edhe arsyeja që Roman Abramoviç, i ka dhënë dritën e gjelbër përfaqësuesve të klubit të shkruajnë në kontratën e kolumbianit shifrën 200 mijë paund në javë si rrogë bazë, ashtu si dhe ka autorizuar që të flitet sa më parë me Atletikon mbi mënyrën e pagesës së 46 milion paund për kartonin e futbollistit në fjalë.Për të bindur përfundimisht Atletikon për të lënë të lirë Falakon, Çelsit i është dashur të sakrifikojë edhe një vit portierin e ri belg, Tibo Kurtua, duke e huazuar atë përsëri në radhët e skuadrës spanjolle, në vend që ta huazonin në Angli që të ambientohej sa më shpejt në këtë kampionat, pasi ai shihet si zëvendësuesi i Peter Çeh.Mbetet për të parë se si do të shkojë puna me Fernando Torres, pasi me blerjen e Falkao dhe Shurle, hapësirat për të në formacion thuajse nuk do të ekzistojnë më.