Guardiola bën goditjen e parë, Mario Goetze është i Bayern Munchen

Mario Goetze do të transferohet te Bajern Mynih në sezonin e ardhshëm dhe do të vihet nën drejtimin e Pep Guardiolës.Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga e përditshmja "Bild" në Gjermani, sipas të cilës thuhet se lojtari i Borusia Dortmund do të firmosë pas dy muajsh kontratën e re me Bavarezët.Ndonëse mesfushori i talentuar gjerman ka një kontratë deri në vitin 2016 me klubin, ekziston një klauzolë largimi prej 37 milion eurosh, të cilën me sa duket Bajern e ka paguar pasi ka arritur akordin me vetë futbollistin.Në Mynih, Goetze do të përfitojë 7 milion euro në vit, një përmirësim i ndjeshëm i kontratës ekzistuese nga e cila përfiton 5 milion euro në vit. Emri i tij është përfolur shpesh si objektiv i merkatos së klubeve të tjera të mëdha evropiane, por duket se ai ka zgjedhur Bajern Mynih pasi dëshiron të punojë me Guardiolën.Lajmi i publikuar nga revista e njohur gjermane nuk ka gjetur konfirmim nga dy klubet e përfshira, por sigurisht që do të shkaktojë polemika deri në fund të këtij sezoni, kur të mësohet e vërteta për realizimin apo jo të këtij transferimi.Tashmë Guardiola ka bërë goditjen e parë në merkato dhe mbetet vetëm konfirmimi i klubeve për transferimin e Goetse drejt gjigandëve të Bayern. Kjo është lëvizja e parë ndërsa të tjera  goditje të mëdha pritet që bavarezët të kryejnë në merkaton  verore.