Dortmund - Real Madrid, formacionet e mundshme
Borusia Dortmund - Real Madrid, do të jetë sfida tjetër interesante e gjysëmfinaleve të Chempions Ligë.Madrilenët kërkojnë në këtë takim një hakmarrje të dyfishtë. Së pari humbjen në fazën e grupeve dhe së dyti për të mbajtur lartë moralin e futbollit spanjoll, pas dështimit të Barcelonës kundër një tjetër skuadre gjermane. Të besuarit e Mourinhos, kërkojnë fitimin e trofeut të dhjetë në Chempions, dhe për të arritur këtë qëllim ata duhet të kalojnë verdhezinjtë e Klop. Të dyja skuadrat janë ndeshur 6 herë në kupat e Europës, ndërsa kryesojnë madrilenët me 2 fitore, një humbje dhe 3 barazime. Por ajo që shqetëson teknikun portugez, është fakti se Madrilenët kanë arritur vetëm 1 fitore në tokën gjermane në 24 sfida gjithsej. Ekipi kryeqytetas është mundur 17 herë në Gjermani, ndërsa ka arritur të koleksionojë edhe 6 barazime.Në përballjen e tretë sezonale kundër Madrileneve, trajneri Dortmund, Klop, pritet që të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-2-3-1.Në portë: Vajdenfeler, në mbrojtje: Pizçek, Subotiç, Hummels dhe Shmeltzer, në qendër të mesfushës: Bender, Gyndogan, ndërsa treshja Kuba, Goetze dhe Rojs, do të mbështesin në repartin e avancuar sulmuesin e vetëm Levandovski.Nga ana tjetër edhe trajneri i Madrilenëve, Mournjo, pritet që të hedhë në fushën e lojës formacionin: 4-2-3-1.Në portë: Diego Lopez, në mbrojtje: Sergjo Ramos, Varane, Pepe dhe Koentrao, në qendër të mesfushës do të jenë dyshja: Khedira dhe Ksabi Alonso, ndërsa në sulm treshja Di Maria, Ozil dhe Kristiano Ronaldo do të mbështesin sulmuesin e vetem Higuain, i cili duket se ka fituar balotazhin me Benzema për një vend titullari.Ndeshja do të luhet në "Vestfalen stedium" në orën 20 e 45 dhe do të drejtohet nga arbitri holandez, Bjorn Kuipers.Kompanitë e basteve shohin madrilenët më të favorizuar për fitore. Fitorja e galaktikëve kuotohet me koefiçentin 2.6, barazimi 3.5 ndërsa fitorja e vendasve të Dortmund kuotohet me koefiçentin 2.8.