Sergio Perez i kërkon flaje shokut të skuadrës, Baton

Xhenson Baton ka theksuar se shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i ka kërkuar falje për duelin që kaloi çdo limit gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1. Baton pas garës kishte kritikuar mënyrën agresive të drejtimit të meksikanit, i cili e goditi dy herë gjatë tentativës për ta parakaluar. Por duket se paqja është kthyer përsëri në skuadrën Meklaren."Ai kërkoi falje, pasi zhvilluam një bisedë të gjatë. Unë e ndjeva veten shumë keq për mënyrën sesi ai drejtoi makinën ndaj e nxora në dukje këtë diskutim. Në të kundërt nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë. Edhe unë jam pilot që garoj ngjitur me gomat e kundërshtarit në Formula 1, por ka një limit për çdo gjë".Më tej piloti I Meklaren u shpreh se: "Shpesh shtyn në kufijtë e asaj që është normale, por unë kam arritur të qëndroj gjithmonë brenda tyre. Kjo është mënyra e duhur se si mund të garosh. Pavarësisht faljes që kërkoi, nuk e kthej mbrapsht komentin tim se ai u tregua më agresiv se sa duhej", tha piloti britanik.Gara e zhvilluar në Behrein, tregoi edhe një herë rivalitetin brenda skuadrës  mes dy pilotëve të skuadrisë Meklaren.