Jurgen Klopp: edhe Chelsi nuk ishte favorit vitin e kaluar por fitoi

Traineri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, në prag të sfidës ndaj Real për gjysëmfinalen e Chempions Ligë, ka folur për mediat ndërsa ka treguar se nuk i trembet aspak Madrilenëve të cilët do ti ketë përballë si kundërshtar nesër mbrëma. Trajneri gjerman fillimisht ka sqaruar se me stilin e tij nuk mundohet të kopjoj askënd, ndërsa preferon më shumë të jetë një person që e sheh futbollin si lojë, sesa ta përjetojë si një luftë për jetë a vdekje."Jam i lumtur dhe qesh gjithmonë pasi kam fatin të jem te një klub i madh dhe të drejtoj 2-3 nga futbollistët më të mirë në botë. Unë e di mirë se nuk mund të fitosh gjithmonë, ndaj thjesht i gëzohem lojës së bukur, pavarësisht se si do të shkojë ndeshja".I pyetur se loja e skuadrës së tij ngjan më shumë me Barcelonën apo Realin, Klop u shpreh: “Skuadra ime luan një futboll krejt ndryshe nga ata dhe kjo është ajo që na bën ne të veçantë. Njeriu duhet gjithmonë të mundohet të jetë vetvetja dhe jo të imitojë të tjerët. Nuk dua të kopjojë lojën e Murinjos, Guardiola apo Heinkes dhe as ti emitojë ato. Çdokush ka mënyrën e vet të përgatitjes së ndeshjeve dhe unë kam gjithashtu mënyrën time që deri tani ka rezultuar e suksesshme".Më pas, trajneri i Borusias nuk ka ngurruar të paralajmërojë Real Madrid për sfidën e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, duke bërë të qartë se skuadra e tij besonte te finalja."Në këto gjysmëfinale ka tre favoritë: Barcelonën, Real Madrid dhe Bajern Mynih. Më pas është edhe një skuadër tjetër që quhet Borusia Dortmund. Edhe vitin e kaluar ishte e njëjta gjë, të tre skuadra që përmenda ishin favorite porcnë fund triumfoi Chelsi, këtë gjë duhet të përsërisim edhe ne" ishte batuta ironike e trajnerit të Borusia Dortmund.