Manchester Unitet fiton titullin e 20-të në Premier League
Mançester Junajtid ka festuar mbrëmë fitoren e titullit të 20-të kampion në historinë e këtij klubi, falë njeriut simbol të këtij sezoni, Robin Van Persi.Sulmuesi holandez ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë pasi ka arritur të shënoi tre golat e fitoresë së "Djajve" ndaj Aston Vilës, duke justifikuar për të disatën herë sforcon ekonomike që bënë drejtuesit e klubit në fillim të këtij sezoni kur e morën nga Arsenali për shifrën e 30 milion eurove.Holandezi ka qenë i jashtëzakonshëm në takimin e kësaj jave, duke shënuar 3 golat e tij brenda 33 minutave të para. Goli i parë erdhi shumë shpejt për të besuarit e Ferguson që kaluan në avantazh që në minutën e 2-të. Ndërsa goli i dytë ka qenë një perlë vërtet nga ana e Tulipanit, i cili me një gjuajtje fluturimthi mposhti portierin kundërshtar. Ndërsa golin e tretë, ish sulmuesi i Arsenalit, e shënoi brenda zonës pasi dribloi një pjesë të mirë të lojtarëve të Aston Vilës. Pas këtij avantazhi të shpejt dhe të pastër, Mançester Junajtid mbrojti rezultatin deri në fund, duke u shpallur zyrtarisht kampion i Premier Ligësm 4 javë para përfundimit të kampionatit.Tani në planin individual, Van Persit i mbetet të fitojë edhe "Këpucën e Artë" në Angli, pasi është një gol para Suarez në renditjen e golashënuesve më të mirë, si dhe është edhe favorit kryesor për të fituar çmimin "Lojtari i Vitit" në Premier Ligë.Ndërkohë, Mançester Junajtid në 4 javët e mbetura do të mundohet të marrë maksimumin e pikëve, në tentativën për të thyer barrierën rekord të 95 pikëve të vendosur nga Çelsi i Hoze Murinjos në vitin 2005.