Behrami: Ende nuk jemi një klub i madh

Valon Behrami vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij gjatë sezonit edhe pse Napoli ende nuk klasifikohet ndër skuadrat më të mira të Seria A.Gjatë një prononcimi për radion italiane, Radio Deejay, mesfushori kosovar ka vlerësuar edhe kontributin e trajnerit Ëalter Mazzarri, për të cilin ai ka shprehur dëshirën që të vijojë të qëndrojë tek Napoli."Jemi duke i menaxhuar më mirë ndeshjet, në krahasim me më herët dhe duhet ta mbajmë këtë avantazh që e kemi akumuluar ndaj Milanit. Më pas, është logjike që na mungon diçka për të qenë klub i madh. Përpos futbollistëve dhe trajnerit, ka gjëra tjera që duhet përmirësuar", deklaroi Behrami.Skuadra e tij ndodhet shtatë pikë larg skuadrës së Milanit e cila po lufton për të fituar një vend për në Champions League.