Morati konfirmon Stramën si trajner të zikaltërve

Stramaccioni do të jetë sërish trajneri i Interit në sezonin e ardhshëm.Ky është konfirmimi i fundit i ardhur nga presidenti i Interit, Massimo Moratti i cili ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Strama do të qëndrojë në stolin e Interit edhe për sezonin tjetër.Në një prononcim për mediat, Moratti u shpreh se të Dielën skuadra luajti me ekuilibër dhe krenari duke i cilësuar kritikat ndaj skuadrës si të tepruara."Të dielën skuadra luajti me ekuilibër dhe krenari, por shpesh kritikat ndaj nesh janë të tepruara. Duhet të kemi parasysh se po luajmë me një mal me dëmtime." u shpreh presidenti Moratti.