Bundesliga, Bayern nuk toleron edhe pse janë kampion
Bajern Mynih edhe pse tashmë prej javësh është shpallur kampion i Bundesligës Gjermane, ata nuk tolerojnë aspak duke treguar një motivim të lartë dhe shpirt gare deri në përballjen e fundit. viktima e radhës për skuadrën Bavareze këtë fundjavë, ka qenë skuadra e Hanoverit e cila është mundur në shtëpi me rezultatin tenistik 1-6. Serinë e golave në këtë takim e hap një autogol i vendasve në minutën e 16-të, ndërsa pas 6 minutash është francezi Riberi që dyfishon shifrat. Ndërsa dyshja Gomez dhe Pixarro që ishin përzgjedhur nga tekniku Heinkes si sulmues kryesor në këtë përballje kanë shkëlqyer përsëri pasi kanë arritur të shënojnë nga një dopiet personale duke ndihmuar skuadrën në arritjen e suksesit. Golin e vetëm për skuadrën e Hanoverit e shënon Hofman 6 minuta para përfundimit të lojës.Përveç fitores së bavarezve, tre pikë të radhës në këtë fundjavë kanë grumbulluart dhe Borussia Dortmund e Bayer Leverkusen. Të dyja këto skuadra vijonë luftën në distancë për vendin e dytë në renditje. Aspirinat fituan pastër përballë Hoffenhaim me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa verdhezinjtë e Jurgen Klop fituan pastër 2-0 përballë Mainz 05 me gol të Marco Rojs dhe Robert Lewandowskit të cilët nuk ishin kursyer për ndeshjen e mesjavës ndaj Real Madrid.Në takimet e tjera të kësaj fundjave në Bundesligën Gjermane u shënuan këto rezultate:Mynshengladbah - Augsburg 1-0B. Leverkusen - Hoffenheim 5-0Borusia Dortmund - Mainz 2-0Eintrkt Frankfurt - Shalke 1-0Hamburg - Fortuna Dyseldorf 2-1Hanover - Bajern Mynih 1-6Verder Bremen - Volfsburg 0-3Stuttgart - Freiburg 2-1Nurenberg - Greuther Furth 0-1