Raiola i hap rrugën Ibrës për tu rikthyer te Juventus
Mino Raiola ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç te Juventusi. Në një intervistë për mediat italiane, menaxheri që gjithmonë ka surprizuar me lëvizjet e tij, ka deklaruar se situata e sulmuesit suedez është e ngjashme me atë të Mario Balotelit dhe kalimit të tij në dukje të pamundur te Milani.Në lidhje me rikthimin e Gjigantit Suedez në Seria A, Rajola ka theksuar se: Atyre u mungon një lojtar elite në sulm dhe unë e ai jemi tashmë në tren, kush do të na bashkohet është i mirëpritur. Gjashtë muaj më parë, kalimi i Balotelit te Milani dukej i pamendueshëm por më pas kuqezinjtë bën sakrificën e duhur në momentin e duhur", tha menaxheri, duke lënë qartësisht të kuptohet se sulmuesi suedez po mendon të largohet nga PSG, pavarësisht deklaratave të dashurisë në adresë të klubit parisien.Më tej Rajola ka shtuar se: "Ibra gjithmonë e ka adhuruar Serinë A. Ai ndihet si në shtëpi kur luan në Itali, ndërsa te Juventus Ibra nuk do ta kishte të vështirë për tu përshtatur.Në fund të intervistës Raiola ka komentuar edhe fjalët e Adriano Galianit, i cili ditë më parë tha se do të preferonte të kthente Tiago Silvan para Ibrahimoviç te Milani."Me të gjithë respektin që kam ndaj mbrojtësve, titullin e fundit Milani e fitoi falë golave të Ibrahimoviç", tha ai, duke ironizuar fjalët e drejtuesit të kuqezinjve që tha se titulli në Itali fitohej nga skuadra që pëson më pak gola.