Basketboll NBA, fitorja e parë në Pley off për Miamin
San Antonio ka treguar se me mungesën e Kobi Brajant në radhët e LA Leikërs, do ta ketë shumë të thjeshtë të kalojë kalifornianët.Teksanët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në mbrojtje, duke marrë një sukses 91-79 në ndeshjen hapëse të serisë së Pley-offit mes dy skuadrave.Tim Dankan, shënoi 17 pikë e 10 topa në tabelë, Toni Parker shtoi 18 pikë e 8 asist, ndërsa Manu Xhinobili dha një kontribut të rëndësishëm nga stoli me 18 pikë në po aq minuta në fushën e lojës. Kjo paraqitje e treshes së "veteranëve" të San Antonio bëri të pavlefshme provat e mira të Duajt Hauard me 20 pikë, 15 topa në tabelë dhe PaulGasol me 16 pikë e16 topa në tabelë.Shumë më të thjeshta kanë qenë fitoret e Majemit dhe Oklahomas që kanë ndeshur pak rezistencë përballë kundërshtarëve përkatës, Miluoki dhe Hjuston. LeBron Xhejms shënoi 27 pikë, 10 topa në tabelë e 8 pasime në vetëm 34 minuta lojë në suksesin e skuadrës së tij, ndërsa Kevin Durant luajti po ashtu rreth 34 minuta në triumfin 120-91 ndaj Hjuston, duke shënuar 24 pikë e 6 topa në tabelë.Në takimet e tjera të fazës së Pleyoffit, në konferencën e Lindjes u shënuan këto rezultate:Atlanta -Indiana 90-107Miluoki -Majemi 87-110Ndërsa në konferenca e Perëndimit u shënuan këto rezultate:LA Leikërs -San Antonio 79-91Hjuston -Oklahoma 91-120