Marquez, piloti më i ri që fiton një garë në Moto GP

Mark Makuez, është piloti që ka fituar garën e dytë të sezonit në Moto GP, që u zhvilluan këtë fundjavë në pistën Amerikane të Austin.Spanjolli  bëhet këshu piloti më i ri në historinë që arrinë të triufojë në Moto GP, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Fredi Spenser. Tashmë Markes nuk mund të quhet më një debutues, pasi me atë që tregoi në garat e djeshme ai tashmë ka hyrë në mesin e të mëdhenjëve, madje në një moshë fare të vogël. Markez duket se e ka në ADN shpejtësinë, dhe këtë e tregoi në rivalitetin që pati me pilotët e tjerë me më shumë eksperiencë, të cilëve para dy tre viteve u kërkonte autografe.Përveç triumfit të merituar të të riut Markez, i cili shihet si një prej talenteve më të mëdhenj të Moto GP, në podium u ngjitën edhe dy pilotë të tjerë spanjollë. Pedroiza dhe Lorenzo u ngjitën në podium për të plotësuar një dominim total të pilotëve iberik, në garën e dytë të sezonit 2013. Piloti i Jamahas, Lorenzo, pa mbështetjen e shokut të skuadrës Rosit, nuk mundi të rivalizonte denjësisht me skuderinë Honda që kësaj radhe u tregua më potente. Në vendin e katërt në grand premion e dytë të sezonit, u rendit Krotçlou me Jamaha duke lënë pas Bredel. Një garë jo shumë pozitive ishte ajo e pilotit Italian Valentino Rosi, që u rendit i 6-i. Me disa probleme te gomat Doktori nuk arritit të jepte maksimumin në një pistë të cilën asnjëherë nuk e ka patur ndër më të preferuarat.Por ajo që do të mbetet gjithmonë në mendje në këtë garë është triumfi i të riut Markez, që nuk u prit mirë sidomos nga dy pilotët e tjerë spanjollë, Pedroza dhe Lorenzo.