Richards kushton 17.5 milionë euro

Klubet që duan të transferojnë Micah Richardsin këtë verë, duhet t’i paguajnë 17.5 milionë euro Manchester Cityt.Forma e mirë e Pablo Zabaletas dhe dëmtimet e 24-vjeçarit, kanë bërë që ai të mendojë për një klub tjetër, ndërsa për këtë e ka njoftuar edhe kryesinë e klubit.Milani, Arsenali dhe Liverpooli janë klubet që monitorojnë situatën e mbrojtësit të djathtë.