Premier League, rezultatet e javës së 34-të
Kampionati Anglez ka qenë i mbushur me emocione këtë fundjavë pasi edhe përballjet kanë qenë tejet interesante. Dy nga duelet më të rëndësishëm të javës së 34-të në Premier League, kanë qenë ato të ditës së Diel ku Totenham ka mundur Manchester Sitin me rezultatin 3-2, ndërsa Liverpul dhe Chelsi kanë ndarë një barazim 2-2në "Anfilld Roud"Londinezët e teknikut Vilas Boas, kanë arritur një fitore spektakolare por edhe shumë të vështirë kundër "Qytetarëve" Britanik. Kampionët në fuqi të Anglisë, edhe pse kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me anë të Samir Nasri nuk arritën të administronin lojën në 15 minutat e fundit të ndeshjes, pasi përçahen në mbrojtje duke pësuar tre gola.Shifrat e këtij takimi mjaft emocionues, i barazon Dempsey në minutën e 75-të, ndërsa 4 minuta më vonë është sulmuesi i "Tre Luanëve" Defoe, që i jep avantazhin gjelave Londinez. Për të siguruar fitoren skuadrës së Totenham, mendon Geret Beil në minuten e 82-të i cili vulos përfundimisht shifrat e këtij takimi.Me këtë fitore Tottenham ngjitet në kuotën e 61 pikëve, 1 pikë më pak Chelsi i vendit të katërt. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj Liverpulit. Golat për blut e Londrës u shënuan nga Oskar dhe Hazard, ndërsa për Redsat shënuan Starrixh dhe Suares në limitet e kohës së rregullt. Në javën e 34-të të Premier Ligës u shënuan këto rezultate:Fulham - Arsenal 0-1Noruiç - Riding 2-1Kuins Park Renxhers - Stoke Siti 0-2Sanderlend - Everton1-0Suanse - Southempton 0-0Uest Bromuiç - Njukasell 1-1Uest Ham - Uigan 2-0Tottenham - Manchester City 3-1Liverpool - Chelsea 2-2Ndërsa sot do të mbyll javën e 34-të, sfida mes Manchester United dhe Aston Vila.