Superliga Shqiptare, rezultatet e javës së 23-të
Tre javë kanë mbetur që Superliga Shqiptare ti japë fund një sezoni sa emocionues aq edhe të vështirë e me shumë surpriza.Ajo që bie në sy në këto javë të mbetura të kampionatit është një rivalitet i lartë përsa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës, pasi janë plot 4 ekipe që luftojnë për vendin e dytë në renditje. Edhe në javën e 23-të Superligës, Skënderbeu nuk mundi të shpallej zyrtarisht kampion i Shqipërisë pasi u mund në Vlorë nga Flamurtari me rezultatin minimal 1-0.Goli i Mamellit në minutat e para të lojës shtyu festën e korçarëve për javën tjetër, ndërsa riktheheu ekipin e tij te fitorja dhe në garë për një vend në Kupat e Europës. Po me rezultatin minimal 1-0 arriti të fitonte edhe Tirana klasiken e futbollit shqiptarë ndaj Vllaznisë. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Shkodrani Gilman Lika, i cili ndëshkoi ish ekipin e tij me anë të një penalltie në fillimin e pjesës së dytë. Në Kavajë, Kuksi ka arritur një tjetër fitore të madhe kundër Besës me rezultatin e pastër 2-0. Verilindorët vazhdojnë të ruajnë vendin e dytë në rendijte, ndërsa golat për skuadrën e teknikut Cungu u shënuan në pjesën e dytë nga Progni në fillim të 45 minutave të dyta dhe Allmuça në minutën e 70 me anë të një 11-metërshi.Në "Niko Dovana" një tjetër pretendent për Kupat e Europës ka arritur fitore. Teuta e Durrësit ka mundur jo me pak vështirësi ekipin e Apolonisë në një takim ku të parët në avantazh kaluan miqtë nga Fieri me anë të Ribajt që në minutën e 8, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë është Mançaku që barazpeshon shifrat, ndërsa sulmuesi i mirënjohur Xhafa 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, shënon edhe golin e fitores për djemtë e detit.Në ndeshjen tjetër të luajtur në të njëtin orar, Kastrioti ka arritur të mund Luftëtarin me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm takimit u shënua nga Kalari në minutën e 68-të. Në takimet e tjera të kësaj fundjave Laçi është mundur në Berat me rezultatin 2-0, ndërsa Shkumbini ka fituar në shtëpi përballë Bylisit me shifrat 2-1.