Liga 1 Franceze, PSG u përgjigjet fitoreve të Lion dhe Marseille

Kampionati Francez ka shënuar një sukses të merituar të skuadrave që kryesojnë kreun e renditjes në Ligën e parë transalpine.Pas sukseseve të arritura nga Lion dhe Marseja në këtë fundjavë, ka ardhur edhe përgjigja e PSG, që vazhdojnë të udhëheqin kampionatin me diferencë të konsiderueshme nga vendi i dytë. Kryeqytetasit francez kanë mundur mbrëmë me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Nice.  Serinë e golave në këtë përballje e hapi francezi Zheremi Menez, që në minutën e 10 të takimit. Me golin e ish mesfushorit të Romës mbyllen 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë është gjiganti suedez Ibrahimoviç,  ai që mendon për të dyfishuar shifrat pas ekzekutimit të një 11-metërshi. Pas këtij episodi, të besuarit e Anchelotit luajnë më të qentë ndërsa në fund të ndeshjes arrinë të shënojnë edhe golin e tretë me anë të Shantome, i cili vulos rezultatin përfundimtar të ndeshjes.Në javën e 33-të Ligës së parë franceze janë shënuar këto rezultate:Monpelier - Lion 1-2Marsejë - Brest  1-0Bastia - Lile 1-2Nansi - Evian 3-1Reims - Valencienn 0-1Socho - Bordo 2-2Toluse - Lorient  0-1PSG - Nice 3-0