Reali "tris" ndaj Betis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2013, 08:53
Reali i Madridit prezantohet me një fitore përpara sfidës me Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e Champions League.Në “Santiago Bernabue” skuadra e Jose Mourinhos vuan në triumfin 3-1 ndaj Real Betis, ku Mesut Ozil ishte autor i një dy golëshi ndërsa Benzema realizoi golin tjetër.Miqtë gjetën rrjetën në minutën e 73 ku Molina shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Episod jo i mirë për Marcelonon i cili u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 15.Falë kësaj fitoreje “Los Blancos” renditen në vendin e dytë me 71 pikë.Më përpara u luajt Granada-Valladolid, takim që përfundoi në barazim 1-1.