Seria A java e 33-të, Inter rikthehet te fitorja, zhgënjejnë kryeqytetasit
Kampionati Italian ka dhuruar këtë fundjave emicione të shumta, ku bie në sy një luftë e ashpër përsa i takon sigurimit të një vendi për në kupat e Europës si dhe qëndrimi në Seria A. Humbjen e Milan ndaj Juventusit e kanë shfrytëzuar në maksimum skuadrat e tjera, disa për të shkurtuar diferencat me vendin e tretë që mbahet aktualisht nga kuqezinjtë, ndërsa Napoli për tu arratisur më tej në renditje dhe për ta thelluar diferencën në 7 pikë. Këta të fundit kanë fituar jo me pak vështirsi në "San Paolo", kundër skuadrës së Kaliarit me rezultatin 3-2. Është dashur të vinte minuta e fundit e takimit që Insanje të shënonte golin e fitores për Napoletanët, pasi loja deri në ato momente ishte barazim 2-2.Një fitore të rëndësishme dhe me plot emocione ka qenë ajo e Fiorentinës ndaj Torinos. Në Firence vendasit kanë fituar me rezultatin 4-3 në një takim ku Vjollcët toleruan shumë në pjesën e dytë, pasi kishin kaluar në 45 minutat e para në avantazh të trefishtë. Torino edhe pse e mbyll pjesën e parë në disavantazh të tre golave, arrin të gjejë forcat dhe tu përgjigjet vendasve duke rikthyer gjithçka në barazpeshë në minutën e 77-të. Të besuarit e Monteles rizgjohen në minutat e fudit dhe gjejnë sërish golin me anë të Romulos, 4 minuta para parfundimit të kohës së rregullt që do të vuloste edhe rezultatin e kësaj përballjeje mjaft emocionuese.Një rezultat pozitiv këtë fundjavë ka arritur edhe skuadra e Interit, e cila është rikthyer të fitorja pas disa humbjeve radhasi. Zikaltrit mundën Parmën me rezultatin minimal 1-0 me gol të veteranit Roki 10 minuta para përfundimit të lojës. Përveç këtyre takimeve ajo që bie në sy në këtë fundjavë është hapi fals i dy skuadrave kryeqytetase, Romës dhe Lacios. Verdhekuqtë barazuan në shtëpi ndaj Peskarës me rezultatin 1-1 ndërsa Lacio u mund në transfertë nga Udinezja me rezultatin minimal 1-0, ku deçiziv rezultoi goli i Di Natales, i shënuar në minutën e 19-të.Në javën e 33-të të kampionatit Italian janë shënuar këto rezultate:Genoa - Atalanta 1-1Udinese - Lazio 1-0Inter - Parma1-0Roma - Peskara 1-1Bologna - Sampdoria 1-1Katania - Palermo 1-1Fiorentina - Torino 4-3Napoli - Kaljari 3-2Siena - Kievo 0-1Juventus - Milan 1-0