Andre Schurrle më pranë Chelsea

Transferimi prej 20 milion paund i Andre Shurle drejt Çelsit u afrua edhe një hap më shumë, pasi drejtori sportiv i Bajer Leverkusen, Rudi Fëler, u takua me drejtues të ekipit anglez në Londër për të diskutuar detajet e kësaj lëvizje."Ishte pozitive që u takuam me drejtuesit e Çelsit dhe diskutimet shkuan mirë, por asnjë vendim nuk është marrë ende", tha Fëler, i cili shoqërohet nga asistenti i tij, Mishel Reshke.Një nga elementët kyç të kësaj marrëveshje duket se është të bindin mesfushorin belg Kevin De Bryn, nën kontratë me londinezët, që të kalojë në huazim te Leverkusen, në vend që të kalojë te Borusia Dortmund. Kjo është arsyeja pse Fëler dhe Reshke po planifikojnë të shkojnë në Bruksel të takojnë menaxherin e lojtarit dhe të mbyllin një marrëveshje.Ndërkohë, fjala u kalon përfaqësuesve të Shurle, të cilët gjatë këtyre ditëve do të shkojnë në Londër për t'u ulur në diskutime për të përpiluar kontratën 5-vjeçare për sulmuesin gjerman.Njëkohësisht, skuadra londineze po sheh për një tjetër lojtar gjerman për sezonin e ardhshëm, pasi është mësuar se Mario Gomez mund të largohet nga Bajern Mynih ku ka humbur vendin në formacionin titullar.